Konfirmohet: Juve arrin marrëveshje me këtë klub për Pogban

Më në fund është arritur marrëveshja për transferimin e Paul Pogbas në “Old Trafford”.

Sipas “Daily Record”, Juventus dhe Manchester United kanë rënë dakord për shifrat e operacionit Pogba.

Transferimi do të kryhet për 110 milionë funte, ku Juve do të fitojë 83.8 milionë ndërsa agjenti i lojtarit, Mino Raiola, 25.1 milionë, përcjellë “Lajmi.net”.

Zyrtarizimi dhe prezantimi i Pogbas pritet të bëhet gjatë fundjavës.

Temat
BotëSport

Të afërta