Hoxha: Qeveritarët s’kanë kredibilitet as për kotec pulash

Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Ylli Hoxha, ka folur para protestuesve në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Hoxha ka thënë se fal protestuesve, deri më tani është arritur të pengohen Demarkacioni dhe Asociacioni i komunave serbe, por nuk është arritur të ndalen plotësisht.

Ai ka bërë thirrje që të qëndrohet edhe më tutje në shesh, sepse vetëm nga aty do të ndalen sipas tij, të këqijat për Kosovën.

Ai ka vlerësuar se qeveritarët nuk kanë kredibilitet me mbajt as një kotec pulash, ndërkaq ka kërkuar nga protestuesit të paktë në numër, që të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, me frikën se Demarkacioni mund të futet sot në Kuvend.

Temat
LajmeVend

Të afërta