“Dhurata” që 8-vjeçarja i dha Beyonce-s (Foto)

Besojmë se nuk ka gjë më të bukur sesa një letër nga një fëmijë duke të të shprehur të gjithë admirimin që ka për ty.

Të gjithëve ne, kur kemi qenë në shkollën fillore, na është kërkuar t’i shkruajmë një letër personit që admirojmë më shumë. Shumica zgjedh prindërit, motrat apo vëllezërit, kurse personat e famshëm duhet të presin në radhë.

Dhe për një vajzë 8 vjeçe, personi që admiron më shumë është Beyonce. Ajo ia ka shprehur pëlqimin artistes 34-vjeçare në një mënyrë tepër të bukur.

“E dashur Beyonce, këngëtarja ime e preferuar”, – shkruan 8-vjeçarja. “Ti je më e mira. Ti je një trëndafil i rrallë në një kopsht me lule shumëngjyrëshe, por ti je e vetmja që ndriçon lart në qiell. Kënga ime e preferuar është “Sorry” dhe sa herë e dëgjoj unë çmendem”.

Nuk e dimë emrin e vajzës që ka shkruar këto rreshta, por Bey duhet patjetër ta takojë dhe t’i japë një përqafim (të paktën!).

Beyyyyyy

Temat
FunShowbiz

Të afërta