Clint Eastwood rreshtohet përkrah Trumpit: Është politikisht korrekt

“Trump është zgjedhja më e mirë për Amerikën, sepse është armik i korrektesës politike dhe sepse thotë atë që mendon”, thotë aktori i njohur, 86 vjeç, në një intervistë për revistën “Esquire”.

​Aktori i njohur Clint Eastwood zgjedh të votojë kandidatin republikan, Donald Trump, si formë refuzimi ndaj shprehjes ”politikisht korrekt”.

“Trump është zgjedhja më e mirë për Amerikën, sepse është armik i korrektesës politike dhe sepse thotë atë që mendon”, thotë aktori i njohur, 86 vjeç, në një intervistë për revistën “Esquire”.

“Të gjithë janë të lodhur nga korrektesa politike. Ecin të gjitë si mbi vezë. Shohim njerëz që akuzojnë të tjerë për racizëm për çfarëdo gjë që thonë”, thotë republikani ”i vjetër” Eastwood.

“Do të zgjedh Trump pasi Hillary Clinton ka deklaruar se do të ecë në gjurmët e Obamës”, shton ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta