Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ahmeti e Sejdiu merren me demarkacionin, Prishtina mbulohet nga mbeturinat (Foto)

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahemti dhe zëvendësi i ti,j Dardan Sejdiu, ka dy ditë që po merren me debatin për demarkacionin, por jo edhe me Prishtinën, e cila sot është mbuluar nga mbeturinat.

Në shumë lagje në kryeqytet, sot ka pasur kundërmime, raporton lajmi.net

Në fotografitë më poshtë mund ta shihni se si lagjet ndër më të frekuentuarat janë mbuluar me mbeturina madje edhe jashtë kontejnerë.

Ahmeti e Sejdiu duket se nuk kanë marr masa që kompanisë për pastrim t;ia shpjegojnë punën që ka.

Fotografitë janë nga rruga “Rexhep Luci” në qendër, tjera nga lagja “Ulpiana”, njëra është te Qafa, afër kafiterive dhe tjetra pranë Muzeut të Kosovës.

Jo vetëm këto, sot pas protestës së Vetëvendosjes, ku iu priu vet nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, aty u lanë shumë mbeturina.

Exit mobile version