Botë

Milot Rashica te Chelsea?

By Dijart Dyla

August 03, 2016

Talenti i skuadrës holandeze, Vitesse, po kërkohet nga një sërë skuadrash të njohura evropiane.

Milot Rashica është një emër tjetër i nxehtë i futbollit shqiptar që këtë afat kalimtar mund të ndërrojë skuadër.

Talenti i skuadrës holandeze, Vitesse, po kërkohet nga një sërë skuadrash të njohura evropiane.

Pas Lazios, Napolit, Ajaxit, PSV e Southamptonit, së fundi në garë është futur edhe Chelsea, shkruajnë mediet në Holandë.

Rashica që nga Kosova e Vushtrrisë kaloi te Vitesse në Holandë, ka shfaqur performanca të mira që në edicionin e parë, duke shënuar tetë gola në 31 ndeshje.