Lajme

LDK e PDK pa qëndrime, VV thërret protestë, AAK-së i vije keq për Qeverinë

By Dijart Dyla

August 03, 2016

Në përfundimin e debatit për Demarkacionin me Malin e Zi, janë deklaruar edhe shefat e Grupeve Parlamentare të partive politike në Kuvendin e Kosovës.

Adem Grabovci nga PDK-ja ka thënë se pas një mbledhje që do të mbajë Grupi Parlamentar, ku do të analizohen të dhënat e të dy palëve, do të dalin me një qëndrim përfundimtar. Njëjtë është deklaruar edhe Sali Morina nga LDK-ja, transmeton lajmi.net

Ndërkaq, Donika Kadaj-Bujupi nga Vetëvendosje, ka shfrytëzuar fjalën e fundit nga debati që të bëj thirrjen e partisë së saj për protestën e nesërme përballë Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar sipas saj, kontrabandimin e ratifikimit të Demarkacionit.

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka shprehur keqardhje për Qeverinë, që sipas tij, Komisioni shtetëror e ka sjellë në këtë pozitë.

“Asnjë pyetje që e kemi bërë nuk janë përgjigjur, çohuni deklaronu ja ku janë provat. Po shihet që të gjithë bashkë jemi kundër këtij demarkacioni dhe në Kuvend do ta japim fjalën tonë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkaq, Komisioni shtetëror ka qëndruar pas konkuzioneve të veta duke shprehur edhe njëherë se territori i Kosovës nuk ka ndryshuar që nga viti 1974.