Kapet polici amerikan që bashkëpunonte me ISIS-in

FBI ka deklaruar se kanë kapur dhe burgosur një polic nga Uashingtoni , i cili kishte bërë përpjekje të financojë Shtetin Islamik (ISIS).

Siç shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”, bëhet fjalë për rastin e parë, ku një polic amerikan akuzohet për lidhje më terrorizimin, transmeton lajmi.net.

Polici Nicholas Yang, 36 vjeçar, ka tentuar t’i ofrojë ndihmë pjesëtarëve të ISIS-it, për t’iu mundësuar të komunikojnë pa u rrezikuar që të zbulohen, ndërsa u kishte dërguar edhe ndihma me para.

Mediat në SHBA raportojnë se ky polic kishte për qëllim t’i ndihmojë ISIS-it që të blejë një aplikacion për telefona mobilë, që lehtësojnë komunikimin.

Ai është zbuluar nga një agjent i FBI-së, nga i cili e kërkoi kartelën e telefonit mobil.

Yang është përcjellur nga viti 2010, ndërsa të paktën dy herë ka udhëtuar për në Libi gjatë vitit 2011, ku i është bashkuar luftëtarëve opozitar të cilët kërkonin ndihmë në atë kohë për të rrëzuar presidentin Moamer Gadafin.

Polici Yang punon si policë në radiolidhje në garantimin e sigurisë, ndërsa detyra e tij ka qenë kontrollimi i udhëtarëve dhe automjeteve në Metronë e Uashingtonit.

ISIS-650x358

Temat
Botë

Të afërta