Grupi militant i Shtetit Islamik (ISIS) ka njoftuar sot se dega e tij në Afrikën Perëndimore, Boko Haram, ka një lider të ri tani. Abu Musab al-Barnawi, i cili më herët ka qenë zëdhënës i këtij grupi islamik në Nigeri, është paraqitur në magazinën e ISIS si lider i ri, shkruan BBC, përcjell Express.
Por, nuk specifikohet se çfarë ka ndodhur me ish liderin e grupit Abubakar Shekau.
Hera e fundit që është dëgjuar nga ai ka qenë një audio mesazh në gusht të vitit të kaluar, ku thoshte se ishe gjallë dhe nuk ishte zëvendësuar, pastaj një video e publikuar nga ISIS në prill të këtij viti thoshte të njëjtën.