Botë

Evakuohen të gjithë udhëtarët e avionin të përplasur të ‘Emirates Airline’, nuk ka të lënduar (Foto)

By Emanuel Demaj

August 03, 2016

Një avion i kompanisë ajrore “Emirates Airline” u përplas në momentin kur po ateronte në aeroportin e Dubait me 300 njerëz në bord, njoftojnë zyrtarët. Zyra për media e qeverisë së Duabit ka thënë në Twitter se të gjithë udhëtarët janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe se askush nuk është lënduar, përcjell Express.

Avioni “Boeing 777” po fluturonte nga qyteti indian Trivandrum për në Dubai.

Në total kanë qenë 275 udhëtarë si dhe ekuipazha në bord.