Këngëtarja Eliza Hoxha, pas një pauze të gjatë në muzikë, ka paralajmëruar këngën e saj më të re.
Në një prononcim për Telegrafin, Eliza, edhe pse e rezervuar ka ndarë disa detaje nga projekti i saj, i cili pritet të lansohet së shpejti.
“Përmes projektit tim të ri do të rikthej disa momente të viteve të tetëdhjeta dhe do të jetë një ripërpunim i një kënge ku jo të gjithë e njohin dhe e mbajnë mend. Do të mundohem t’i kthej disa moment që tashmë janë harruar”, është shprehur Eliza për Telegrafi.
Këngëtarja, e cila është edhe arkitekte, për shkak të angazhimeve të saj në këtë fushë ka lënë anash për pak kohë muzikën.
Rikthimi i saj në muzikë vjen pas katër viteve me një kompozim të Florent Boshnjakut, në stilin retro.
Fjalët kyçe
Eliza HoxhaTemat
Showbiz