Lajme

E sulmuan në parking , ia vjedhën paratë dhe kartelat e bankës

By FIRST CHANNEL

August 03, 2016

​Policia e Kosovës ka njoftuar se në Junik, viktima mashkull shqiptar ka raportuar se derisa ishte në parkingun e një restoranti është sulmuar me mjete të forta nga tre persona të dyshuar meshkuj shqiptarë.

Në njoftim të Policisë thuhet se nga goditjet viktima ka mbetur i shtrirë në tokë ndërsa të dyshuarit i kanë vjedhur një shumë të parave, një zinxhir ari, si dhe disa kartela bankare.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor, përderisa rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.