Lajme

Debati për Demarkacionin nuk po ndryshon pikëpamjet në politikë

By Emanuel Demaj

August 03, 2016

Ka filluar në orët e para të mëngjesit debati i shumëpritur për Demarkacionin. Siç pritej pati një interesim të madh nga ana politike. Gjithashtu 28 përfaqësues nga misioni diplomatik dhe 16 organizata joqeveritare po marrin pjesë në këtë debat. Por duke u bazuar nga fjalimet e pjesës së parë të pjesëmarrëseve ky debat rrezikon të mos ndryshojë pikëpamjet e palëve. Krahët politikë ripërsëriten deklaratat e mëparshme rreth çështjes së demarkacionit. Edhe njëherë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke përmendur pikën 8 të pavarësisë së Kosovës ku theksohet që Kosova do të ketë kufijtë sipas pakos së Ahtisarit gjatë fjalimit të tij, tha se deri më tani nuk është dëshmuar se Kosova ka humbur pronë me marrëveshjen e nënshkruar për demarkimin e kufirit, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në debatin për demarkacionin ka lexuar pikën e 12 të deklaratës së pavarësisë së Kosovës në të cilën thuhet. “Shënjimi i kufijve është një nga kriteret kryesore të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Kosova duhet të plotësojë këtë kriter dhe të bëjë përkufizim të qartë me të gjitha vendet që kufizohet. Komisioni qeveritar i themeluar në vitin 2012 ka përfunduar punën e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, kjo marrëveshje është nënshkruar me 26 gusht 2015 në Vjenë”. Por pjesëmarrësit nga Vetëvendosje që kundërshtojnë miratimin e Demarkacionit e bojkotuan këtë fjalim duke lenë të kuptohet se nuk mund të ketë ndryshime të qëndrimeve të tyre. Donika Kadaj, duke e kthyer këtë debat në një debat politik tha se VV e bojkotoi fjalimin e presidentit pasi që ai nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime.

Edhe ndërsa anëtarët e Komisionit Shtetëror që realizuar marrëveshjen e kufirit gjatë fjalimeve të tyre po bojkotohen pa qëllim nga të pranishmit të cilët po dalin jashtë.

Në debatin profesional-shkencor i cili po vazhdon të mbahet për ballafaqim faktesh në lidhje me shënjimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka folur edhe profesori i gjeografisë Shpejtim Bulliqi.

“Materiali i cili i është sjellë nga Komisioni Shtetëror është fallco, material është paraqitur pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”, theksoi Bulliqi duke shtuar se nuk është kundër demarkacionit por kundërshton vijën e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror.

Nga ana tjetër Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media duke rikonfirmuar thirrjen për rrëzimin e versionit të Demarkacionit në parlament./GazetaExpress/