Ambasadori rus e quan BE-në të pafuqishme të zgjidh problemin Kosovë-Serbi

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandr Cepurin, ka vlerësuar se është duke u bërë e qartë se Bashkimi Evropian, si palë e thirrur për të zgjidhur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, “po e humbë forcën që të sigurojë edhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit”.

“BE me pëlqimin e Beogradit ka marr rolin e garantuesit të zgjidhjes së konfliktit. Por sot, po bëhet e qartë se atyre u mungon fuqia që të sigurojë të paktën zbatimin e marrëveshjes së parë”, ka thënë sot ambasadori rus për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai në një intervistë për televizionin në gjuhën serbe e veriut të Kosovës “TV Most”, është shprehur i bindur që Kosova do të mbetët pjesë e Serbisë, siç është shprehur i bindur se Serbia do të jetë palë e rëndësisë kyçe për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Ambasadori-rus-në-Beograd-Aleksandar-Cepurin

Temat
BotëLajme

Të afërta