Lajme

Ministria e Mjedisit thotë që Ferat Shala është ministër, jo ushtrues i detyrës

By FIRST CHANNEL

August 02, 2016

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH) përkundër vendimit të Kryministrit Isa MUstafa që Ferat Shala të jetë vetëm ushtrues i funksioneve të Ministrit në këtë dikaster pasi që Ferid Agani i PD’së dha dorëheqje pasi u akuzua për korrupsion, po thotë se Ferat Shala është ministër. Së paku kështu e kanë dërguar komunikatën tyre për media.

Lexojeni të plotë këtë komunikatë:

“Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, ka pritur sot delegacionin e lartë të Hungarisë. Ky delegacion i përbërë nga ekspert nga Qeveria e Hungarisë: Z. dr. Bálint TOMBOR, Z. dr. Ádám SZŰCS, Shkelqësinë e tij Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz dhe Gergely Tamás, Atashe për ekonomi. Me këtë rast Ministri Ferat Shala me bashkëbiseduesit foli për një varg çështjes të interesit të përbashkët, për bashkëpunimin konkret mes Qeveris së Kosovës dhe asaj të Hungarisë në funksion të formave dhe mundësive të bashkëpunimit në fushat e Ujrave. Konkretisht u bisedua për zgjidhjen e problemit me ujrat e zeza në Batllavë si dhe vet qytetin e Podujevës. Rregullimin e shtretërve të lumenjve Drini i Bardh, Sitnica dhe Morava e Binqës si dhe intervenimi në pendën e Përlepnicës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, e falënderoi delegacionin Hungarez për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në projektet konkrete që mbulon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Ndërsa Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuszu, e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe u shpreh se Hungaria është e interesuara që të bashkëpunojë ngushtë me Institucionet e Kosovës, dhe këtë bashkëpunim ta konkretizojë me nisma dhe projekte të interesit të përbashkët.”