Fun

Ky është tregu i seksit në Tajlandë!

By Dijart Dyla

August 02, 2016

Mijëra turistë dynden në shtetin e Azisë Juglindore çdo vit për të përjetuar eksperiencën e jetës së natës të vendit.

Por ata gjithashtu vijnë edhe në qytete të tilla si Pattaya apo kryeqyteti Bangkok për të shijuar tregtinë e seksit, e cila është një biznes i madh në vend.

Prostitucioni është ilegal në Tajlandë, por ligji thjesht injorohet dhe vendi sipas një raporti të USAID të vitit 2014 ka rreth 123 mijë prostituta.

Mijëra prej tyre adoleshente të cilat detyrohen që të shesin trupin e tyre për turistët që e shohin këtë vend si shtetin e dritave të kuqe.

Por ministrja e parë femër e Turizmit,Kobkarn Wattanavrangkul , i ka shpallur luftë këtij sistemi të njohur edhe si industria e seksit.

Ajo shprehet se dëshiron që pushuesit e pasur të dynden në Tajlandë për bukurinë dhe luksin që ky vend ofron dhe jo për të vizituar rrugët e dritave të kuqe.