Botë

I eksplodon iPhone në xhep, pëson djegie të shkallës së tretë (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 02, 2016

Një biçiklist ka pësuar djegie të shkallës së tretë, pasi që telefoni i tij i mençur iPhone, i ka eksploduar në xhep.

36 vjeçari Gareth Clear, po voziste biçikletën afër qytetit të Sidneit në Australi, kur ndjeu një dhimbje në këmbën e tij dhe më pas largua nga biçikleta.

Ai ishte rrëzuar nga biçikleta dhe më pas e kishte vërejtur se nga këmba po i dilte tym dhe e kishte kuptuar se telefoni i kishte eksploduar.

“Papritmas e pash një shtëllungë tymi”, ka thënë ai. “Kisha edhe dhimbje në këmbë dhe ishte e tmerrshme”.

Clear ka thënë se nuk kishte mundur ta hiqte telefonin nga këmba me duar për shkak se po i digjte gishtat.

Pas kësaj ndodhie, Apple e ka kontaktuar përdoruesin e telefonit duke i thënë se po e hetojnë se pse ka ndodhur ky incident.