Botë

Donald Trump po braktiset nga figurat e Partisë Republikane

By FIRST CHANNEL

August 02, 2016

Sally Bradshaw, këshilltare e lartë e ish Guvernatorit të shtetit të Floridës në SHBA, Jeb Bush, deklaroi të hënën se kandidatura e Donald Trump e ka bindur atë që ta braktisë partinë Republikane.

Bradshaw deklaroi se ajo do ta votonte Hyllary Clintonin nëse do të dukej se Donald Trump mund të fitonte zgjedhjet në shtetin e saj në Florida, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Që nga Konventa e demokratëve ku Clinton u dominua zyrtarisht si kandidate për presidente nga demokratët, gjërat për Donald Trumpin sikur janë duke shkuar keq.

Konventa e demokratëve përfshiu disa folës republikanë dhe të pavarur, duke përfshirë ish- kryetarin e New York-ut, Mike Bloomberg, transmeton lajmi.net.

Kështu, lista e republikanëve të njohur që javën kundër Donald Trumpit është e gjatë dhe ka filluar të shtohet.

Republikanët që janë kundër Donald Trump

William Cohen, ish Sekretar i Mbrojtjes Barbara Bush-ish zonja e parë amerikane Jeb Bush, ish Guvernator i Floridës dhe kandidat presidencial në vitin 2016 Jeff Flake, senator nga Arizona Lindsey Graham, senator nga Karolina e Jugut, dhe kandidat për president 2016 Larry Hogan, Guvernator i Marylandit John Kasich, Guvernator i Ohios dhe kandidat për president 2016 Mark Kirk, senator nga Illinois Mitt Romney, ish Guvernator i Massachusetts dhe kandidat republikan i nominuar për president 2012 Ileana Ros-Lehtinen, kongresiste nga Florida Ben Sasse, senator nga Nebraska

Republikanët që kanë deklaruar votën për Hillary Clinton

Richard Armitage, ish zv.sekretar i shtetit Hank Paulson, ish sekretar i thesarit Brent Scowcroft, ish këshilltar për siguri kombëtare Richard Hanna, kongresist nga New Yorku