Lajme

Aksident i rëndë në Velipojë, 4 të vdekur

By FIRST CHANNEL

August 02, 2016

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Velipojë ku një automjet ka rënë në kanalin e Hidrovorit.

Mësohet se janë 4 shtetas që kanë humbur jetën, dy italianë. Mësohet se në automjetin BMW me targa AA 767 HF kanë qenë tre meshkuj dhe një femër.

Nga informacionet e para mësohet se në këtë zonë për shkak të mungesës së sinjalistikës, janë shkaktuar edhe viktima të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.