Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Adrian Gaxha nis xhirimet e bashkëpunimit ndërkombëtar

Adrian Gaxha së shpejti do të vijë me projektin e tij më të ri muzikor.

Pas një kohe të gjatë këngëtari do të vijë me një projekt solo, xhirimet e videoklipit të të cilit tashmë kanë filluar, shkruan GazetaExpress.

Ditë më parë GazetaExpress iu ka informuar rreth këtij projekti, për të cilin artisti shqiptar ka bashkëpunuar me kompaninë e madhe muzikore nga Rumania, Roon Music, pjesë të së cilës janë emra të njohur të tregut ndërkombëtar.

Kënga do të vijë në dy versione, në gjuhën shqipe dhe angleze ndërsa e finalizuar pritet të publikohet brenda pak ditësh.

Exit mobile version