Barcelona ia ka shkëputur kontratën mesfushorit kamerunas, Alex Song
Barcelona ka njoftuar edhe zyrtarisht se ia ka shkëputur kontratën mesfushorit Alex Song, i cili edicionin e kaluar ishte i huazuar në West Ham.
“Barcelona dhe Song kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës, në mirëkuptim të dy palëve. Barcelona i dëshiron suksese dhe fat në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.
Song menjëherë ka gjetur skuadër të re, pasi i është bashkuar skuadrës ruse, Rubin Kazan.
Temat
Sport