Në një sulm ajror në një spital në lokalitetin Dera në Sirinë Jugore janë vrarë gjashtë persona, ka thënë Komiteti lokal për Koordinim.
Spitali në Jasem , që ndodhet rreth 50 kilometra nga Damasku , u godit gjatë një sulmi të forcave qeveritare kundër caqeve në atë qytet , kanë bërë të ditur aktivistët e këtij Komiteti.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se gjatë sulmit është vrarë një farmacist dhe spitali tani është jashtë përdorimit.
Pavarësisht dënimeve nga OKB-ja dhe bashkësia ndërkombëtare, spitalet janë shpesh cak I goditjeve gjatë konfliktit në Siri.
Organizata e mjekëve ka paralajmëruar se 90 përqind të sulmeve ndaj spitaleve në Siri janë kryer nga forcat qeveritare.