Zvicra është duke humbur primatin në sektorin bankar botëror pasi vendi vendosi të rrisë transparencën në lidhje me taksat.
Se ky vend nuk do të jetë më i butë për bankierët paralajmëroi miliarderin indian, Hindu Gopichan, i cili zotëron një bankë private me bazë në Gjenevë.
Njerëzit më të pasur tashmë janë kthyer në vende si Dubai, Katari dhe Singapori për të mbajtur të holla për shkak se Banka zvicerane humb titullin.
“Njerëzit kërkojnë strehim të ri, unë nuk mendoj se Zvicra mund të mbajë si më parë ndikimin e saj në fushën e bankave .”, tha Hindu.
Kohët e fundit Zvicra dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje historike e cila duhet të rrisë transparencën e flukseve të mjeteve monetare dhe forcimin e luftës kundër evazionit fiskal.
Temat
Lajme