Lajme

Krujë, aksident me pasojë vdekjen e një 7 vjeçareje, pranga shoferit

By FIRST CHANNEL

August 01, 2016

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë.

Aksidenti i ndodhur në segmentin Bubq – Mozhë rezultoi fatal për jetën e një 7 vjeçareje.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit Erjon Laska, ndërsa e aksidentuara A.D ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.