Kolona të gjata në Merdare, dy orë pritje në kufij

Sipas Policisë së Kosovës, udhëtarët po detyrohen të presin nga dy orë për të hyrë në territorin e Kosovës në Merdare. Te Dheu i Bardh pritjet janë më të shkurtra.

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, por edhe kalimet e rëndomta kufitare, kanë ndikuar që gjatë ditës së sotme të shtohen kolonat në hyrje të Kosovës në dy pikëkalimet kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardh. Sipas Policisë së Kosovës, udhëtarët po detyrohen të presin nga dy orë për të hyrë në territorin e Kosovës në Merdare.

Ndërsa, për të kaluar nga Kosova në Serbi qytetarët duhet të presin një orë.

Kurse, në pikën kufitare Dheu i Bardh pritja për të hyrë në Kosovë po zgjatë për më se gjysmë ore, e dalja nga Kosova rreth 15 minuta. Në pikat tjera kufitare, siç raporton klankosova gjithçka po shkon siç duhet.

Për t’i evidentuar këto pritje të gjata në dy pikat Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku fluksi i kalimtarëve është më i madh pikë, policia ka dalë në teren dhe është duke punuar në këtë drejtim. Madje disa herë iu është rekomanduar qytetarëve, kryesisht bashkatdhetarëve që t’i ndjekin dhe pikat tjera kufitare me Serbinë, Muçibabën dhe Mutivodën.

Temat
LajmeVend

Të afërta