ISIS kërcënon Putin dhe Rusinë me sulme terroriste

Në një video të sapopublikuar, ISIS u ka bërë thirrje xhihadistëve që të ndërmarrin sulme terroriste në Rusi.

Videoja 9 minuta e titruar, tregon militantët e armatosur që po nisen për sulmeve me automjete të rënda dhe po furnizohen me armë diku në shkretëtirë.

Ajo përfundon me një nga militantët e maskuar që inkurajon mbështetësit e grupit për sulme në tokën ruse, ndërsa personalisht kërcënon me jetë presidentin Vladimir Putin.

Kërcënimi vjen pas paralajmërimeve të përsëritura të Rusisë që terrorizmi në Siri dhe Irak mund të përhapet shpejt në pjesë të tjera të botës.

Edhe pse origjina e saj nuk është konfirmuar, “Reuters” raportoi se videoja mendohet të ketë ardhur nga llogaria në Telegram e grupit terrorist.

Temat
BotëLajme

Të afërta