Isa Mustafa: Pal, miku im, ku janë hektarët që Kosova i humbi?!

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekak, i cili ndër tjerash tha se “kryeministri po çmendet”.

“Pal Lekajn e njoh si njeri, qytetar të mirë, të vendit tonë. E njoh mirë nga shumë takime të cilat i kishim në Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Se si ka punuar në Gjakovë, flasin gjakovarët”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se nga Pal Lekaj nuk pret të flas fjalë të mirë për të, sepse edhe të jesh në opozitë edhe të lavdërosh kryeministrin nuk ia vlen, “ai e di që humb vota”.

“Por pres vetëm një përgjigje konkrete, të cilës sheshazi po i ik: ku janë hektarët që i kishte Kosova nga viti 1974 e këndej dhe i humbi me marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Tjerat nuk ia marr seriozisht mikut tim, Pal Lekaj”, ka shkruar Mustafa në fund.

Temat
LajmeVend

Të afërta