Botë

Dëshmitari i rastit Valbuena: Benzema është i pafajshëm

By Dijart Dyla

August 01, 2016

Mustapha Zouaoui ka thënë se Karim Benzema është i pafajshëm në rastin e shantazhit të Mathieu Valbuenas Dëshmitari i rastit Mathieu Valbuena, Mustapha Zouaoui e ka konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është i pafajshëm.

Ai e pranoi se Benzema e ka telefonuar Valbuenan, por qëllimi i tij ka qenë që ta ndihmoi atë.

“Karim Benzema është i pafajshëm. Ai ka bërë një gabim, e ka telefonuar Valbuenan, por vetëm që t’i ndihmoi atij, t’i tregojë për ekzistencën e videos”, tha Zouaoui për L’Equipe.

“Benzema është ndjerë vërtetë keq, ai madje nuk e ka shikuar fare videon”.

Kujtojmë se Benzema është lënë i lirë nga autoritete, por falë përfshirjes së tij në këtë skandal, ai humbi mundësinë që të luante për Francën në Kampionatin Evropian.