“Çmenden” Adriani dhe Lindoni, luajnë lojëra të rrezikshme (Video)

Se kanë atmosferë të mirë ekipore kjo shihet edhe në skenë.
Tre artistët e Shkupit, shumë të dashur nga publiku, Adriani , Lindoni dhe Floriani janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe puna e mirë ekipore përkthehet edhe në suksesin e tyre në muzikë, shkruan GazetaExpress.

I shohim teksa argëtohen së bashku në çdo paraqitje të tyre, por a e dini se çfarë bëjnë ata prapa kamerave?!

Në disa video të siguruara nga GazetaExpress artistët shihen teksa provojnë disa lojëra të rrezikshme para fillimit të një koncerti në Durrës.

Adriani del nda dritarja e katit të tretë dhe mbahet vetëm në litar të mbajtur në anën tjetër nga Lindoni.

Në videon tjetër më i madhi i grupit shihet teksa lidh poqin me derën me anë të litarit, një lojë kjo po ashtu me rrezik.

Pas këtyre pamjeve mund të themi vetëm thënien e famshme “Mos e provoni në shtëpi”.

Temat
Showbiz

Të afërta