Botë

Chelsea ia uron serbit Matic ditëlindjen me flamurin kombëtar shqiptar (Foto)

By Dijart Dyla

August 01, 2016

Chelsea ia ka uruar sot ditëlindjen mesfushorit serb, Nemanja Matic, i cili mbushi 28 vjet.

Një gjë të tillë klubi anglez e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

Ajo që e zbukuron foton është flamuri kombëtar shqiptar prapa Maticit, që ka ngjallur reagime të mëdha te tifozët serb, përcjellë “Lajmi.net”.

Fotoja po komentohet shumë nga faqe të ndryshme serbe në rrjetet sociale.

Today we say happy birthday to Nemanja Matic! pic.twitter.com/esiyZEaPkP

— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 1, 2016