Showbiz

Bebe Rexha shkëlqen në Teen Choice, performon me Flo Rida (Foto/Video)

By FIRST CHANNEL

August 01, 2016

Bebe Rexha i është bashkuar reperit Flo Rida për të kënduar hitin e tij “Wild Ones” në skenën e Teen Choice Awards.

Edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka qenë pjesë e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve ‘Teen Choice Awards’.

Ajo përveç që ka prezantuar një çmim, edhe ka performuar me reperin Flo Rida, një nga hitet e tij më të mëdha.

Megjithëse zëri i fuqishëm e Bebe Rexhës nuk është dëgjuar mirë në transmetim televiziv, për shkak të një defekti në mikrofon, performanca e saj ka marrë shumë lavdata.