Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Shkencëtarët rindërtojnë fytyrën e gruas që vdiq 3,700 vite më parë (Foto)

Arkeologët kanë parë fytyrën e një gruaje e cila ka qenë e vdekur për mijëra vjet në rrethana misterioze.

E njohur si ‘Ava’, kjo grua nga Epoka e Bronzit vdiq më shumë se 3,700 vite më parë, por është rikthyer në jetë me një fotografi dy-dimensionale.

Gruaja ishte varrosur në një gropë brenda një shkëmbi të fortë dhe kafka e saj ka një formë jonormale, transmeton Gazeta Express.

Duke përdorur rindërtimin fytyror dhe imazhet rezervë, ekspertët përdorën kafkën e gjetur më 1987 për t’i bashkuar karakteristikat e saj fytyrore dhe lëkurën.

‘Ava’ është pjesë e projektit ‘Achavanich Beaker Burial Project’ të Arkeologëve ‘Maya Hoole’.

Exit mobile version