Risi në Windows 10

Një përditësim i ri është duke ardhur në Windows 10.

Microsoft ka bërë gati një përditësim të veçantë për përvjetorin e tij, duke sjellë disa përmirësime të reja.

Ndryshimet e reja sjellin veçori të cilat e bëjnë lapsin digjital më të dobishëm, sjellin një teknologji të re për zbulimin e sulmeve kibernetike dhe një mundësi për të hyrë në Windows pa fjalëkalim.

Edhe asistuesi digjital me zë Cortana do të marrë veçori të reja gjithashtu, transmeton Gazeta Express.

Me këtë mendje, Microsoft është duke e bërë gati këtë përditësim për 2 gusht.

windows-10-31-700x420

Temat
Teknologji

Të afërta