Jeremy Menez do të rikthehet në Ligue 1 te Bordeaux.
Sulmuesi francez, Jeremy Menez, do të largohet nga Milan në drejtim të Bordeaux.
Goal shkruan që klubi francez e ka konfirmuar që janë afër finalizimit të marrëveshjes me Menezin.
Ai i bëri vetëm 10 paraqitje në Serie A për “Rossonerët” në sezonin e fundit, ndërsa pritet që të hënën t’i kryejë testet mjekësore te ekipi i ri.
Në të kaluarën Menez ka luajtur edhe për Monacon, Sochaux, Romën e Paris Saint-Germain.