Kërcen pa parashutë nga 7 mijë e 500 metra lartësi, ja çfarë ndodhë pastaj (Video)

Luke Aikins ka kërcyer shëndosh e mirë pa hapje të parashutës nga lartësia 7.620 metra dhe ka rënë në rrjetin prej 30 metrash katrorë në luginën Simi në Kaliforninë Jugore.

Kështu Aikins (42 vjeçar) u bë njeriu i parë i cili nga një lartësi e tillë ka kërcyer nga avioni pa parashutë, shkruan The Guardian, transmeton Koha.net.

E gjitha ka zgjatur pak më shumë se dy minuta e Luke binte në rrjet me shpejtësinë 240 kilometra në orë.

Përreth rrjetit ishin vendosur drita në mënyrë që kërcimtari ta vërente vendin ku duhej të binte.

“Do të gënjeja nëse them se nuk jam nervoz”, tha Luke para kërcimit.

Temat
Fun

Të afërta