Zjarri në burg i qëllimshëm?! “25-vjeçari futi disa bombola gazi në qeli, i vuri flakën dyshekut”

Zjarri i rënë sot pasdite në burgun e ShënKollit në Lezhë mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Sipas burimeve të grupit hetimor, por ende nuk janë të konfirmuara zyrtarisht, sipas dëshmisë së një të burgosuri, i cili ka qenë duke folur me viktimën Flamur Sula, ka treguar se 25-vjeçari ka qenë shumë i mërzitur.

Sipas dëshmitarit në një moment, Sula ka qenë brenda në qeli dhe ka futur disa bombola të vogla gazi poshtë krevatit dhe më pas i ka vënë flakën dyshekut, shkruan Klan Tv. Si pasojë e zjarrit, ka ndodhur shpërthimi.

Por gjithçka është ende për t’u verifikuar nga Prokuroria e Lezhës në lidhje me ngjarjen e rëndë që i mori jetën 25-vjeçarit Flamur Sula dhe plagosi 9 të tjerë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta