Shuma e “çmendur” që e ka fituar United nga fanellat e Ibras

Një thesar i vërtetë. Zlatan Ibrahimovic po thyen çdo rekord edhe pse ka vetëm pak ditë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho te Manchester United.

Edhe pse nuk janë ende zyrtare, shifrat që “Djajtë e Kuq” mendohet se kanë arkëtuar nga shitja e fanelave me emrin e gjigandit suedez, janë thjesht të çmendura. Sipas tabloidit “The Sun”, Manchester United ka arkëtuar plot 90 milionë Euro nga fanellat e reja të Ibrahimovic. Në këto momente, fanella e Ibras mban numrin 9 që iu hoq pa shumë zhurmë sulmuesit francez, Anthony Martial.

Vlera e fanellës është 105 Euro dhe sipas llogaritjeve, deri në këto momente janë shitur rreth 800 mijë të tilla. Nëse shitja vazhdon me këtë ritëm, atëherë Manchester United nuk do ta ketë aspak problem të plotësojë menjëherë çekun për blerjen e Paul Pogba, për të cilin Juventusi nuk kërkon të dëgjojë oferta më të ulëta se 100 milionë Euro, transmeton Superpost.al.

Në momentin që Ibrahimovic zbarkoi në Angli, eksperti i financave te Manchester United, Rob Ëilson, bëri një parashikim që në ato ditë u cilësua i çmendur. Ai theksoi se nuk do të habitej aspak nëse Zlatan do të shiste më shumë fanella se Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.

Tashmë që situata është bërë më e qartë, duket se profecia e tij u realizua, madje duke thyer edhe disa tabu pasi edhe në Afrikë janë rregjistruar shitje rekord. Me këtë ritëm, skuadra e Mourinhos duket se është në rrugën e duhur për të dominuar klasifikimin e përvitshëm për numrin e fanellave të shkuara pasi vitin e shkuar ishte Barcelona që mbante vendin e parë me 3.6 milionë, e ndjekur nga Bayern Munchen dhe Chelsea.

zlatan-jersey

Temat
BotëSport

Të afërta