Rita Ora ka një sërë tatuazhe, ku secila prej tyre ka një domethënie.
Nga shumë tatuazhe në trupin e këngëtares Rita Ora, një thënie po fotografohet më shpesh dhe na bjen ta shohim në shumë foto të Ritës.
E meqë thënia fillon na poshtë gjoksit e vazhdon te shpina e saj, asnjëherë nuk është shfaqur komplet, për t’u lexuar qartë, shkruan lajmi.net.
Por, kjo është një thënie me shumë rëndësi për Ritën. Në të shkruhet: “Duaji të gjithë, besoi disave, mos i bëj keq askujt”.
Kjo është thënia e aktit të parë të skenës së parë të dramës së Shekspirit, “All’s well that ends well”(Gjithçka që përfundon mirë, është mirë), dhe Rita e ka bërë tatuazh pasi motra e saj i ka thënë këtë gjatë gjithë kohës.
Fjalët kyçe
Rita OraTemat
Showbiz