Rrahen fqinjët në Prizren për shkak të mbeturinave

Arsyet që të çojnë deri të përleshja fizike janë nga më të ndryshmet. Por ajo çfarë ndodhi në Prizren është më e pazakontë. Dje në këtë qytet janë rrahur fqinjët ndërmjet veti për hedhjen e mbeturinave në lagje. Tre persona morën pjesë në rrahje, ku njëri prej të cilëve ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në raportin e Policisë së Kosovës të tre personat që morrin pjesë në rrahje janë arrestuar.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj K-Turk , pas një mosmarrëveshje lidhur me hedhjen e disa mbeturinave në lagjen e tyre , janë rrahur ne mes veti . Si pasoje e rrahjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa dy te tjerë lëndime te lehta. Tre të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal te Prizrenit me ç’rast dy prej tyre janë ndaluar për tretman mjekësor. Tre te dyshuarit janë arrestuar me ç’rast dy prej tyre janë në ndalim policor ne Spital ndërsa i dyshuari trete ne ndalim policor ne stacion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta