Botë

Policia përleshet me protestuesit në Armeni, lëndohen dhjetëra protestues

By FIRST CHANNEL

July 30, 2016

Policia Speciale e Armenisë është përleshur me përkrahësit e një grupi të armatosur i cili është ngujuar me pengje brenda një stacioni të policisë në kryeqytet, Yerevan.

Dhjetëra protestues janë lënduar, ndërsa tre persona të armatosur janë plagosur në përleshjet e më hershme, raporton BBC, përcjell Express.

Ky grup i armatosur e ka zaptuar stacionin e policisë para gati dy javëve duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë, përfshirë liderin opozitar Jirair Sefilian.

Sefilian e ka kritikuar ashpër presidentin armen, Serge Sarkisian, për mënyrën se si e ka trajtuar konfliktin Nagorno-Karabakh.

Policia ka përdorur shkopinj gome dhe granata për trullosje kundër protestuesve të cilët brohorisnin “Lirojeni Armeninë e pavarur” dhe “Serge, shko!”

Agjencia armene e lajmeve Sputnik, ka thënë se hiç më pak se 60 persona janë lënduar në përleshje dhe rreth 40 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.

Raportohet se më shumë se 100 njerëz janë arrestuar.