Botë

Nëse largohet Pogba, ky futbollist e merr numrin 10

By Dijart Dyla

July 30, 2016

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, po lidhet me një kalim te Manchester Unitedi.

Në rast se Paul Pogba largohet nga Juventus, numri 10 të cilin francezi e bartë në fanellë te “Zonja e Vjetër” do të mbetej i zbrazët.

Sipas medieve italiane, numrin 10 të cilin dikur e kishte bartur legjenda Del Piero, Juventusi do t’ia jap sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala.

Dybala ishte ndër futbollistët më të mirë të Juves sezonin e fundit, të cilin e mbylli si golashënuesi i dytë më i mirë në Serie A pas Higuain.