Botë

Januzaj shpërthen pas injorimit nga Mourinho

By Dijart Dyla

July 30, 2016

Adnan Januzaj ka vendosur përfundimisht që të largohet nga Manchester United.

Mesfushori kosovar, ka realizuar një takim me drejtuesit e klubit dhe iu ka komunikuar atyre vendimin për largimin e përhershëm nga “Old Trafford”.

Një gjë e tillë vjen pas injorimit që ia bëri Jose Mourinho, i cili nuk e ftoi fare për miqësoren me Galatasarayn, përcjellë “Lajmi.net”.

Skuadra që interesohet më së shumti për kosovarin është Sunderland.