ISIS po trajnon fëmijët për t’u bërë gjenerata e ardhshme e terroristëve (Foto)

Fëmijët e luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar luftës në Siri dhe Irak përkrah grupit terrorist “Shteti Islamik”, janë duke u trajnuar për t’u bërë gjenerata e ardhshme e terroristëve, ka bërë të ditur agjencia e zbatimit të ligjit në Evropë.

Grupi reklamon përdorimin e fëmijëve si luftëtarë të ISIS-it dhe si kamikazë, transmeton KosovaPress.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një fëmijë britanik katër vjeçar në rolin e ekzekutuesit.

Sipas kësaj agjencie është shqetësues fakti që numri i djemve të rinj, të detyruar për t’iu bashkuar ISIS-it, është duke u rritur.

Në raportin vjetor të Europolit, mbi terrorizmin në Bashkimin Evropian, është ngritur si shqetësim i veçantë për fëmijët që janë nën sundimin e grupeve terroriste.

Bazuar në raporte të ndryshme, të paktën 89 fëmijë e kanë gjetur vdekjen vetëm këtë vit, duke luftuar përkrah ISIS-it në Siri dhe Irak.

Europol vlerëson se më shumë se 5 mijë qytetarë evropianë kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, kryesisht për t’iu bashkuar ISIS-it, por së fundmi me rritjen e masave kundër terrorizmit dhe sulmeve ajrore është zvogëluar numri i qytetarëve evropian që udhëtojnë për në këto vende.

Sipas tyre, terroristët janë duke shfrytëzuar krizën e emigrantëve në Evropë, ku po e fshehin vetën në mesin e tyre, duke përdorur dokumente të rreme, që sipas tyre përbëjnë një rrezik real dhe të pashmangshëm.

isis_7337

isis-2-2

isis-1-5

Temat
BotëLajme

Të afërta