Showbiz

Ish-Missi shqiptar ndahet nga burri? (Foto)

By Dijart Dyla

July 30, 2016

Është cilësuar si një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe me të drejtë e ka marrë këtë epitet. Bëhet fjalë për ish-miss Shqipërinë, aktualisht modelen e sukseshme, Adrola Dushi.

Bukuroshja nga Rrësheni, nënë e një djali, Troit, duket se është duke kaluar një krizë në martesën e saj me bashkëshortin, Adisin.

“Zgjodha të shkoj në Amerikën me Troin, ku edhe ka lindur ai, e meqë kam edhe disa propozime për punë, mendova ta provoj dhe ushtroj atje profesionin e modeles. Mendoj se Shqipëria mi dha të gjitha si modele”, është shprehur Adrola në një intervistë për revistën “Who”.

Ndërkaq, ajo nuk e ka përmendur asnjëherë bashkëshortin e saj, duke thënë se në SHBA ishte duke u larguar vetëm me djalin e saj, Troin.