Femrat myslimane që udhëhoqën shtete, mes tyre edhe Jahjaga (Foto)

Avokuesit e barazisë gjinore kur flasin për të drejtat e femrave, ata e pranojnë se në vendet perëndimore është bërë tashmë një përparim, por, sipas tyre, vendet që qëndrojnë më keq në këtë aspekt janë vendet arabe, mbase vendet myslimane në tërësi.

Por a është vërtetë kështu?

Jo, nëse shikohet se sa shumë femra kanë qenë Presidente e Kryeministre në vendet myslimane – gjithsesi ky nuk është elementi gjithëpërfshirës, por një nga elementet kryesore.

Por, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që cilësohet si pishtar i demokracisë, Hillary Clinton, është vetëm femra e parë në histori të vendit që nominohet për presidente nga një parti e madhe, kurse jo pak vende myslimane janë udhëhequr nga gra dhe mjaftë të suksesshme madje.

atifete-jahjaga

Fillojmë me ish-Presidenten e Kosovës, ATIFETE JAHJAGA

Atifete Jahjaga është gruaja e parë Presidente e Kosovës dhe e katërta në historikun e shkurtër të vendit të ri. Ajo është edhe më e reja që e ka marrë pushtetin nga të gjithë presidentët e tjerë të Kosovës.

Jahjaga ka studiuar Juridikun në Universitetin e Prishtinës dhe para se të futej në politikë ka punuar në Policinë e Kosovës. Jahjaga sa ishte pjesë e policisë ka mbajtur gradën Gjeneral-Major. Kritikët gjithmonë e kanë kontestuar ardhjen në pushtet të Jahjagës si një kompromis mes partive të mëdha, por në sistemin tonë parlamentar, ku asnjë parti nuk ka shumicën për të formuar qeverinë – të paktën jo deri më tani – të gjitha pozitat politike kompromise kanë qenë.

turqia-650x358

TANSU ÇILLER, Kryeministre e Turqisë, 1993-1996

Tansu Çiller ka qenë Kryeministrja e 30 e Turqisë dhe ka udhëhequr me Partinë Konservative (DYP). Ajo ishte bërë kryeministre e vendit pikërisht në kohën e tensionuar kur ishte konflikti i armatosur mes Forcave Ushtarake Turke dhe separatistëve kurdë të PKK-së.

Si lidere e DYP ajo ka shërbyer edhe si zëvendëskryeministre e Turqisë dhe Ministre e Punëve të Jashtme. Ajo ka lindur në Stamboll në vitin 1946. Çiller ka diplomuar në Shkollën e Ekonomisë në “Robert College”, në Turqi dhe ka marrë një doktoraturë nga Universitet i Konektikat.

indonesi-768x549

MEGAWATI SUKARNOPUTRI, Presidente e Indonezisë, 2001-2004

Megawati Sukarnoputri është lidere aktuale e Partisë Demokratike të Indonezisë, një nga partitë më të mëdha në Indonezi dhe ka shërbyer si Presidente e vendit në vitet 2001-2004. Ajo është edhe e bija e Presidentit të parë indonezian, Sukamo.

Sukarnoputri konsiderohet si një nga lideret që e ka stabilizuar vendin dhe sidomos procesin demokratik nëpër të cilin vazhdon të kalojë vendi. Ajo ka merita të mëdha në rregullimin e pushteteve mes legjislativit, ekzekutivit dhe institucioni të ushtrisë në vend.

senegal

MAME MADIOR BOYE, Kryeministre e Senegalit, 2001-2002

E lindur në vitin 1940, avokatja Mame Madior Boye, ështe e njohur për feminizmin e saj të theksuar dhe ka ngritur vazhdimisht çështjen e barazisë gjinore sa ishte udhëheqëse e Qeverisë. Posa ka lënë karrierën e saj në politik ajo ishte emëruar si përfaqësuese speciale e Unionit Afrikan për mbrojtjen e civilëve në vende me konflikte te armatosura.

Ajo po ashtu është themeluese dhe ishte presidente e Asociacionit të Avokatëve të Senegalit.

Temat
BotëRajonVend

Të afërta