Cila është pasuria e “kontrolluesit” të pasurive?

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, që 10 vjet është në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK). Preteni si udhëheqës i kësaj agjencie për kaq vite ka verifikuar pasurin e mbi 4000 zyrtarëve publikë në Kosovë, njofton lajmi.net.

Ai shpesh ka ngritur shqetësimin se si zyrtarët e lartë publikë janë bërë milionerë, ndërsa ka marr shembull edhe veten se pse ai me pagën që ka nuk ka arritur që të bëhen milionerë për 10 vjet sa drejton agjencinë. Preteni ishte iniciatori i hetimit të shumë zyrtarëve sa i përket pasurisë së tyre.

Por sa pasuri ka vetë drejtori i AKK-së Hasan Preteni?

Hasan Preteni, nuk ka deklaruar para të gatshme në raportin e agjencisë që ai drejton. Ai në këtë raport ka sqaruar se ka detyrim ndaj bankave në Kosovë.

Ai ka sqaruar se të hyrat vjetore që merr nga AKK që kapin shifrën 24,895.78 euro si dhe nga mëditjet ka marrë 2,469.00 dhe nga pensioni TMK-së 4,560.00 euro. Del se në këtë vit Preteni ka marrë rreth 31.924 mijë euro.

Preteni ka deklaruar si pasuri edhe 701.00 metra katror tokë , të cilën e ka vlerën 13,500.00. Ai ka deklaruar se ka një banesë 79.00 metra katror, që ka çmimin 55,000.00 euro. Preteni gjithashtu ka deklaruar që posedon edhe një shtëpizë që ka vlerën 3,500 euro.

Në raportin e AKK-së, Preteni ka deklaruar edhe pagën e gruas e cila është e punësuar në QKUK dhe merr pagë vjetore 4,320.00.

Drejtorit aktual i AKK-së, Hasan Preteni i përfundon mandati i dytë më 23 shtator dhe ai nuk ka më të drejtë të garojë për të njëjtën pozitë.

Capture-250

2-14

Temat
LajmeVend

Të afërta