Çfarë ka ndodhur në Prishtinë? Ja çfarë dihet deri tash

Para pak minutash në Prishtinë, në Sheshin Zahir Pajaziti, ku po mbahet festivali i birrës “Beer Fest” është krijuar panik e madhe. Përderisa akoma nuk është mësuar se çfarë saktësisht ka ndodhur, lajmi.net ju sjell përmbledhjen e asaj se çfarë dihet deri tash nga kjo ngjarje.

– Në shesh, përderisa po mbahej BeerFest, ka pasur të shtëna me armë;

– Nga këto të shtëna, është plagosur dhe një 15 vjeçar në këmbën e majtë – ai është në QKUK;

– Mësohet se ka pasur edhe përdorim të armëve të ftohta, si thika;

– Nga gjithë këto, është krijuar panik e madhe dhe njerëzit kanë vrapuar duke mos ditur se çfarë po ndodh;

– Nga panika e krijuar ka pasur edhe mjaft të lënduar;

– Siç mëson lajmi.net, vazhdimisht ka thirrje nga organizatorët, që thërrasin emra të familjarëve të cilët kanë humbur kontaktet. Thirrje të tilla ka mjaft shpesh;

– Policia ka rrethuar vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe për momentin situata është e qetë.

pok1-650x358

stampa-780x439

prishtine-650x358

Temat
Vend

Të afërta