Duket se më në fund reperi shqiptar, Stresi e ka gati këngën e tij më të re.
Ai ka postuar një video në Instagram, direkt nga regjistrimi i këngës.
Reperi ka lajmëruar dhe më parë në rrjetet sociale që do të rikthehej së shpejti dhe mesa duket e paska pasur fjalën për rikthimin në muzikë.
‘Mahet N’men’ mendohet të jetë titulli i këngës së re që do të rikthejë Stresin pas një mungese të gjatë në tregun muzikor.
Entuziazmi i fansave të tij është i madh dhe në komente shkruajnë që mezi presin ta dëgjojnë këngën e re.
Fjalët kyçe
StresiTemat
Showbiz