Nuk ia keni idenë sa futbollistë të Shqipërisë kanë ndërruar skuadër pas “Euro 2016”

Europiani ishte trampolina e madhe në të cilën Kombëtarja shqiptare arriti me jo pak fat dhe vështirësi. Megjithatë, ishte mungesa e fatit që kuqezinjtë të mos e përfundonin aventurën vetëm pas tri ndeshjeve në fazën e grupeve.

Në aspektin profesional, cilido prej lojtarëve që mori një ftesë nga De Biazi për të qenë në Francë, ka përfituar nga kjo eksperiencë.

Edhe Aliji, lojtari i vetëm që nuk u aktivizua për asnjë minutë (përveç portierëve Hoxha e Shehi), është shprehur se grumbullimi në një kompeticion të tillë i ka dhënë shumë përfitime, si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë futbollistik.

Mirëpo, kur vjen puna te merkato, ka vetëm pak kuqezinj që kanë ndryshuar ekip këtë verë, pavarësisht se jo të gjithë janë në skuadra të niveleve të larta. Në këto momente të merkatos, vetëm katër nga kuqezinjtë kanë një tjetër ekip nga ai me të cilin kanë mbyllur sezonin e kaluar, përpara nisjes së Europianit.

Bekim Balaj, Arlind Ajeti, Naser Aliji dhe Odise Roshi janë të vetmit kuqezinj që kanë arritur të sistemohen në ekipe të tjera për këtë edicion të ri. Sulmuesit shkodran nuk iu desh të priste shumë, pasi u transferua te Terek, ndërkohë që Europiani ishte në zhvillim. Ndryshe ndodhi me tre futbollistët e tjerë, zyrtarizimet e të cilëve erdhën pasi përfundoi aventura e Shqipërisë në “Francë 2016”.

download-37-644x358

Temat
RajonSport

Të afërta