Fun

Ngatërron shampon e flokëve me kremin për depilim , ja çfarë i ndodh vajzës (Foto)

By Dijart Dyla

July 29, 2016

Herën tjetër kur të lani kokën, hidhni një shikim shampos që po hidhni në flokët tuaj. Një vajzë e re ka treguar se çfarë ndodh nëse dikush në banjë ngatërron shampon me një krem për heqjen e flokëve.

Kayla Connors nga Masaçuta, ka postuar në rrjetin social “Twitter” foto të motrës së saj, pasi ka ngatërruar shampon me kremin.

Fotot shfaqin vajzën me flokët e rënë. Siç shihet pjesa e sipërme e kokës është pa flokë, ajo ka vetëm anës veshëve.

Ndërkohë fotografitë kanë marrë rreth 62 mijë pëlqime dhe janë shpërndarë 58 mijë herë. Disa komentues janë shprehur se e gjithë kjo është në një gënjeshtër, pasi motrat kanë përdorur “Photoshop”-in.